Për qerpikë të gjatë dhe të trashëCastor oil është i mirë vetëm për flokët dhe skalpin! JO, aplikoni Castor oil në qerpikë apo edhe vetulla gjithashtu dhe do të bëhen më të gjatë,dhe të trashë . ose edhe nëse doni mjekër më të trashë :) ! Eshtë më mirë të përdoret para se të shkoni në shtrat dhe duke e lënë gjatë natës. Ose, kur bën metodën e pastrimit të fytyrës me vaj, sigurohuni që qerpikët të marin pak vaj. Vetëm shmangni kontaktin me sytë nëse është e mundur!
Tip! Lahni një furçë të vjetër mascara dhe e përdorin atë për të aplikuar Castor oil.
Castor oil për rritjen e flokeve.
Për të përdorur Castor oil është më mirë të përzihet me vaj kokosi sepse Castor oil është shumë i trashë,mund të përdorni vaj ulliri, për përzierje në një raport 50:50 për rritjen e flokëve duke bërë:
Përzierjen e Castor oil me vajin e ullirit, (vajin e kokosit ) në një raport 50:50.
Ndani flokët në pjesë të menaxhueshme.
Aplikoni përzierjen e vajit të Castorit në seksionet e flokëve dhe në lëkurën e kokës deri sa të gjitha flokët të janë mbuluar.
Mbështillini flokët me peshqir dhe lerini për deri në 3 orë ose gjatë gjithë natës.
Lani flokët dhe habituni sa të butë do të jenë.
Duhet të bëni këtë 2 deri në 3 herë në javë për disa javë.
Pse Castor oil është i shkëlqyer në stimulimin dhe rritjen e flokëve?
Nëse doni të nxitni rritjen e flokëve ka një numër përbërësish natyrore që mund të përdorni. Shumë nga këto janë marrë si plotësues ushqimorë megjithëse Castor oil aplikohet drejtpërdrejt në flokë dhe në lëkurën e kokës. Castor oil stimulon rritjen e flokëve të fortë dhe të shëndetshëm dhe duke e aplikuar atë direkt në lëkurë e kokës e lejon të hyjë në punë menjëherë aty ku është e nevojshme më shumë.
Castor oil ka një numër përfitimesh shëndetësore të cilat mund të përmirësojnë normën e rritjes së flokëve.Vaji përmban Omega 6 acide yndyrore. Këto acide yndyrore natyrore janë të shkëlqyera në nxitjen e rritjes së flokëve të fortë dhe të shëndetshëm.
Castor oil gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut, e cila është jetike për të nxitur rritjen e flokëve.Vaji ushqen rrënjët dhe hidraton flokë duke i bërë ata të butë dhe të përkulshëm. Castor oil forcon flokët në mënyrë që kur të rriten përsëri do të jenë më pak të brishtë.
Në qoftë se doni të përdorni vetëm një produkt për të përshpejtuar rritjen e flokëve të hollë ai duhet të jetë CASTOR OIL.
Shkaqet e humbjes së flokeve.
Ka shumë shkaqe të ndryshme të humbjes së flokëve. Nuk është gjithmonë e qartë pse burrat dhe gratë vuajnë nga humbja e flokëve dhe kjo nuk mund të jetë për shkak të një faktori të vetëm. Shkaqet më të shpeshta të humbjes së parakohshme të flokëve janë predispozita gjenetike,stresi emocional dhe fizik,mungesa e vitaminave,probleme të tiroideve etj.

Comments
Post a Comment