Qielli është LIMITI.
Përshëndetje të gjithëve sot do doja tju flisja për qëllimet e këtij viti që sapo filloi, merni kafenë,ujin ose cajin tuaj dhe një bllok për të shënuar ato që do doni të arrini këtë vit. Të gjithë kemi shumë gjëra që duam të na bëhen realitet por mendoj se në fillim duhet ti shkruajmë ato, unë mendoj se janë disa pika që nëse ti bëjmë dhe do na ndihmojnë ti arrijmë qëllimet tona sado të vështira ato mund të jenë. Pra nr. 1 është :
1. Shkruani ato dhe jeni specifikë
- Nëse doni të humbni peshë mos shkruani thjesht dua të humbas peshë... por shkruani sa kg doni të humbisni jini sa më specifikë,ose nëse doni të kurseni lek shkruajni sa lek/muaj :)
2. Përfytyroni & Rrethojeni veten
-Përfytyrojeni veten në qëllimi juaj, në ajo që doni të arrini
3. Vendosni veten atje. Mos lejoni që t'ju ndalojë frika.
Do jetë e vështirë por mos ndaloni dhe mos kini frikë, nëse keni frikë të bëni hapa të mëdha bëjini hapat e vogla por mos hiqni dorë ,në jetë asgjë nuk është falas dhe pa vështirësi.
4. Besoni në vetvete
Kjo është më kryesorja
Bëni çdo objektiv tuaj duhet të jetë
Specifik
I matshëmI arritshëm
I përshtatshëm
Kohë të caktuar
CIAO :)

Comments
Post a Comment